Kosovë

Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët presin ndryshim

Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët presin ndryshim
Foto: KP
 

Me kohë dhe me gjitha përgatitjet e nevojshme ka nisur votimi edhe në gjimnazin “Aleksandër Gjuvani” në Podujevë. Në këtë qendër votimi, interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese ka qenë i madh. Ndërkohë janë shprehur për KosovaPress, se pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve janë për ndryshime. E këtë mëngjes është parë edhe respektim i masave anti-COVID 19.

Kryesuesi i qendrës, Naim Saliu, u shpreh i kënaqur me procesin e hapjes së votimit dhe respektimin e masava anti-Covid.