Kosovë

Në vend të MSh-së, MPB zgjat orarin e lëvizjes për votuesit e stafin e KQZ-së në zgjedhje lokale

 

Derisa deri të premten, vendimi për kufizimin e lëvizjes është marrë nga Ministria e Shëndetësisë, këtë të shtunë, një të tillë e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Një ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë e Mitrovicë të Veriut, nga MPB-ja është bërë e ditur se të dielën qytetarët e këtyre dy komunave mund të lëvizin deri në orën 22:00, transmeton KOHA.