Kosovë

17 pacientë me COVID-19 në Pejë janë në gjendje të rëndë

17 pacientë me COVID-19 në Pejë janë në gjendje të rëndë
Foto: KOHA

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 130 pacientë të infektuar me koronavirus. Spitali njofton se 105 pacientë janë në oksigjeno terapi, tre në respirator dhe 17 në gjendje të rëndë.

Nga personeli i Spitalit janë aktualisht 28 të infektuar: 10 mjekë, 10 infermierë dhe tetë punëtorë të shërbimit teknik. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 10 pacientë.