Kosovë

Nis riparimi i lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të Malishevës

Nis riparimi i lapidarëve të dëshmorëve në Astrazup, Dragobil dhe Balincë të Malishevës

Malishevë, 29 tetor - Fillimin e punëve në riparimin e lapidarëve të dëshmorëve të kombit në Astrazup, Dragobil dhe Balincë, sot i inspektuan drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina, kryetari i Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu me bashkëluftëtarët, Nuhi Shala dhe Sejdi Paçarizi.

Ahmet Morina theksoi: ''Institucionet e Komunës së Malishevës dhe Shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-Dega në Malishevë në prag të festave të nëntorit e kanë në prioritet riparimin e lapidarëve të dëshmorëve në territorin e Malishevës dhe obligim kombëtar e historik për këto shenja të kujtesës sonë kombëtare që me jetën dhe gjakun e tyre dhe të bashkëluftëtarëve Kosovës ia sollën lirinë''. përfundoi Morina.