Arbëri

Pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 25 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, 18 janë në oksigjeno-terapi, e pesë prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

Ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve të infektimeve me COVID-19. Të mërkurën Kosova shënoi rekord të rasteve, me 281 persona të infektuar.