Kosovë

Filloi shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Filloi shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Malishevë, 20 tetor - Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në qytetin e Malishevës ka filluar shenjëzimi i rrugëve, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit. Projekti i mirëmbajtes do të vazhdojë me shenjëzimet në rrugë edhe në afërsi të të gjitha shkollave në të gjitha vendbanimet e komunës së Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdojë për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.