Kosovë

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Suharekës për zëvendësimin e anëtarit të KPF-së
Foto: Ilustrim

Vendimi i Kuvendit të Komunës së Suharekës për zëvendësimin e një anëtari të Komitetit për Politikë e Financa është vlerësuar si i kundërligjshëm nga Ministria e Pushtetit Lokal. Ky akt, sipas ministrisë përkatëse, bie ndesh me dispozitat e Ligjit për barazi gjinore dhe si i tillë duhet të rishqyrtohet nga organi më i lartë komunal.

Lidhur me këtë çështje, MPL ka dërguar një shkresë në adresë të kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, dhe kryesuesit të KK-së, Bexhet Kuçi, ku fillimisht është sqaruar se në përputhje me legjislacionin është marrë në shqyrtim të detyrueshëm ligjor vendimi për plotësim-ndryshimin e nenit 2 të vendimit të datës 21.05.2020 i KPF-së në Komunën e Suharekës, i miratuar në seancën e datës 25 shtator 2020, transmeton KOHA.