Arbëri

Spitali i Pejës: Gjashtë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Descriptive Text

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se 21 pacientë me COVID-19 po trajtohen aty.

Sa i përket gjendjes së pacientëve “14 janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”.

Ndërkaq, njoftohet tutje se një pacient është shëruar në 24 orët e fundit.

Spitali i Pejës ka njoftuar edhe mbi gjendjene përgjithshme, ndër të tjerash thuhet se janë kryer 16 operacione, ka pasur 6 lindje, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent.