Kosovë

Gjilani ka aktualisht 78 raste aktive me COVID – 19

Gjilani ka aktualisht 78 raste aktive me COVID – 19

Gjilan, 14 tetor – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur mbledhjen e radhës së vlerësimit të situatës së përballjes me këtë virus, njofton Komuna e Gjilanit përmes një kumtese për media.

Kryetari Haziri me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar, derisa ka njoftuar se Gjilani aktualisht ka 78 raste aktive me COVID-19.