Kosovë

PDK-ja propozon miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit

 PDK-ja propozon miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit

Dega e PDK-së në Prizren, të hënën, ka propozuar miratimin e pakos së parë ekonomike emergjente në Komunën e Prizrenit, në kuadër të buxhetit për vitin 2021 në vlerë prej 5 milionë eurove. Anëtarët e partisë opozitare kanë pohuar se kjo pako synon mbështetjen e bizneseve për ti kapërcyer vështirësitë në kohë pandemie.

“Me qëllim të menaxhimit më të mirë të situatës me pandeminë, propozojmë që në buxhetin e Komunës së Prizrenit për vitin 2021, të planifikohet një pako ekonomike emergjente në shumë prej 5 milionë euro, për t’i ndihmuar të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, të cilët janë dëmtuar nga efektet negative të pandemisë të shkaktuara nga Virusi Covid-19, në Komunën e Prizrenit”, ka thënë Kujtim Gashi, nënkryetar i degës dhe deputet në Kuvendin e Kosovës.