Kosovë

Hedhja e mbetjeve të qumështit nëpër lumenj nxit protesta në Miradi të Poshtme

Banorët e fshatit Miradi e Poshtme nga Komuna e Fushë-Kosovës janë shprehur të shqetësuar me derdhjen e mbetjeve të qumështit në rrjedhën e lumit në fshat.

Sipas tyre, jetesa në këtë fshat është bërë e papërballueshme si pasojë e kundërmimit që vjen nga mbetjet e lëshuara në lumë.