Kosovë

Banorët e Karaçevës së Poshtme paralajmërojnë protesta kundër mbylljes së shkollës

Banorët e Karaçevës së Poshtme paralajmërojnë protesta kundër mbylljes së shkollës

Shkolla fillore “Asllan Thaçi”, që ndodhet në mes të fshatit Karaçevë e Poshtme, nuk do të hapet për afro 100 nxënësit e këtij fshati të hënën. Dryni i kyçur në derën e objektit të kësaj shkolle do të vazhdojë të qëndrojë edhe pas 14 shtatorit, datë e caktuar nga Ministria e Arsimit për fillimin e mësimit.

Shkolla nuk do të hapet, sepse Komuna e Kamenicës ka vendosur që nxënësit e saj të vijojnë mësimin në fshatin Karaçevë e Epërme, si shkak i riorganizmit në sistemin e arsimit, transmeton KOHA.