Kosovë

Deçani formon komision për vlerësimin e dëmeve nga breshri

Breshri i mëngjesit të së mërkurës ia ka dëmtuar të gjitha kulturat bujqësore Deli Kukalajt. Kukalaj, i cili jeton në fshatin Prilep të Komunës së Deçanit, të ardhurat i siguron nga bujqësia dhe blegtoria.

Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur dëme më të mëdha sesa këtë herë.