Kosovë

Në Spitalin e Pejës 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës 17 pacientë me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, ndërsa 35 me oksigjenoterapi, është njoftuar në raportin e Spitalit.

Në këtë spital po trajtohen 59 pacientë me COVID-19. Nga personeli i Spitalit janë të infektuar gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik.