Kosovë

Era shkakton dëme të mëdha në Ferizaj, gjashtë fshatra mbesin pa rrymë dhe ujë

Era shkakton dëme të mëdha në Ferizaj, gjashtë fshatra mbesin pa rrymë dhe ujë
Foto: KOHA

Në orët e mbrëmjes të reshurat e shiut dhe era e fortë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Ferizajt dhe në fshatra përreth.

Dëme më së shumti janë shkaktuar në objekte të banimit, pullaze të shtëpive, në stalla të kafshëve, në vetura dhe dëme në rrjetin e energjisë elektrike.