Kosovë

Në Kryshec ndërtohet ambulanca e re dhe rrënohet e vjetra e ndërtuar pas luftës

Në Kryshec ndërtohet ambulanca e re dhe rrënohet e vjetra e ndërtuar pas luftës
Foto: KOHA

Në fshatin Kryshec të Pejës, që ka rreth një mijë banorë, këtë javë ka nisur ndërtimi i objektit të ri të Ambulancës së Mjekësisë Familjare. Ky fshat nuk ka qenë pa ambulancë, pasi objekti i saj është ndërtuar pas luftës.

Mirëpo, siç pohon drejtori i Shëndetësisë në Pejë, Petrit Loci nga Lidhja Demokratike, banorët në atë fshat kanë pasur nevojë për një objekt të ri, pasi sipas Locit, objekti i vjetër nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara të mjekësisë primare.