Kosovë

Vendoset lapidari dhe pllaka përkujtimore në nderim të martirëve të rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë

Vendoset lapidari dhe pllaka përkujtimore në nderim të martirëve të rrugës së Kovaçëve në Mitrovicë

Në 21-vjetorin e masakrës më të madhe në qytetin e Mitrovicës, ku ishin vrarë 31 bashkëqytetarë nga ana e forcave serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkatësisht në rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, përfaqësues të institucioneve komunale sot kanë vendosur lule dhe kanë bërë homazhe tek lapidari dhe pllaka e re përkujtimore me emrat e viktimave, investim ky nga Komuna e Mitrovicës.

Në komunikatën komunale thuhet se në nderimin e martirëve ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari Faruk Mujka, drejtorë të drejtorive komunale, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Mitrovicë, Rafet Ibishi, familjarë të viktimave, si dhe qytetarë të shumtë.