Arbëri

Nis rregullimi i sheshit “Adem Jashari” në Vushtrri

Në Vushtrri ka nisur rregullimi i sheshit “Adem Jashari”.

Në ceremoninë e mbajtur të mërkurën, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se projekti do të kryhet me bashkëfinancim të Komunës, KEDS-it dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin edhe deputetë nga LDK-ja.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se po mbahet premtimi për largimin e kabllove nga sheshi në Vushtrri, përcjell Ksp-ja.

Për këtë projekt, Komuna ka ndarë 363.000 euro, kurse 500.000 janë ndarë nga KEDS-i.