Kosovë

Në Mitrovicë infektohen disa mjekë, spitali ka kapacitete të kufizuara

Si rrallëherë, këtë të enjte, dhomat e repartit të Infektives në Spitalin e Mitrovicës ishin të zbrazura nga pacientët. Pacientët e infektuar me COVID-19, për shkak të gjendjes së rënduar, tashmë janë bartur në repartin e Pulmologjisë. 3 pacientët e vetëm që ndodhen në këtë spital po trajtohen me oksigjenoterapi.

Ky spital tash e disa ditë ka një pjesë të stafit të infektuar, të cilët po qëndrojnë në izolim. 16 mjekë, infermierë e staf teknik rezultuan pozitivë në testet e fundit të IKSHPK-së, raporton KOHA.