Arbëri

Nisin procedurat për ndryshim të Rregullores së transparencës në 2 komuna

Organizata joqeveritare “Polis” synon që të ndikojë në politikëbërjen lokale, duke marrë pjesë në hartimin e legjislacionit lokal dhe dokumenteve të tjera që dalin nga fushëveprimtaria e qeverisjes lokale në Komunën e Lipjanit dhe atë të Shtimes, shkruan sot Koha Ditore.

Nga monitorimi i vazhdueshëm i qeverisjes lokale në këto dy komuna kanë hasur në disa mangësi te Rregullorja për transparencë, të cilat nuk janë harmonizuar me Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal nr. 01/2015 për transparencë në komuna. Prandaj kjo OJQ ka nisur inicimin e procedurave për plotësim-ndryshimin e Rregullores për transparencë në Lipjan e në Shtime.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.