Asociacioni i Agjencive të Zhvillimit Rajonal (ARDA), në emër të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ka dhënë grante për 25 biznese të rajonit jugor të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Kështu të gjitha këto biznese bashkë kanë përfituar afro një çerek milioni euro për zhvillimin e mëtejmë të tyre.
Nderim Bytyçi nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (RDA)-Jug ka bërë të ditur se nga skema e granteve për zhvillimin e sektorit privat kanë përfituar 12 biznese nga Komuna e Prizrenit, 5 nga Komuna e Rahovecit, 3 nga Komuna e Malishevës, 2 nga Komuna e Suharekës, 2 nga Komuna e Mamushës dhe 1 nga Komuna e Dragashit.
(Më shumë lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.