Kosovë

Komisioni Komunal i Aksionarëve raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”

Komisioni Komunal i Aksionarëve raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”

Raportimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve nga Komuna e Prizrenit në ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” lidhur me operimin në vitet e shkuara të kësaj kompanie të mbeturinave ka ngjallur dyshime për parregullsi. Sipas tyre, KRM “Ekoregjioni” ka borxhe milionëshe ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, ndërkohë që është ndëshkuar nga ky institucion edhe për lëshimet e bëra vite më parë.

Anëtari i KKA-së nga Kuvendi i Prizrenit në këtë ndërmarrje publike, Petrit Hoxhaj (LDK), para këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit ka theksuar se “Ekoregjioni” ka borxhe të mëdha prej viteve të shkuara si ndaj ATK-së ashtu edhe ndaj Kompanisë për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, raporton KOHA.