Kosovë

Në Spitalin e Gjakovës katër pacientë me COVID-19 me oksigjenoterapi

Në Spitalin e Gjakovës katër pacientë me COVID-19 me oksigjenoterapi
Foto nga arkivi: Ilustrim

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë të hospitalizuar 8 pacientë që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, katër prej të cilëve janë me oksigjenoterapi.

Këtë e ka konfirmuar për KsP drejtori i këtij spitali, Hilmi Shala, sipas të cilit aty janë të shtruar edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë në pritje të rezultatit.