Kosovë

Qytetarët nuk respektojnë vendimin që ndalon larjen në liqenin e Radoniqit

Qytetarët nuk respektojnë vendimin që ndalon larjen në liqenin e Radoniqit

Me fillimin e sezonit veror, në liqenin e Radoniqit është vërejtur një fluks i madh i qytetarëve të cilët me qëllim freskimi, përkundër ndalesës nga ana e KRU “Gjakova”, me të cilën ndalohet hyrja në liqe dhe qarkullimi i të gjitha automjeteve dhe qytetarëve, të cilët kanë synim larjen në liqe, apo aktivitete të tjera, persona të papërgjegjshëm po shfrytëzojnë hyrje të tjera përreth tij që të kenë qasje në liqe.

KRU “Gjakova”sh.a, me synim të mbrojtjes së liqenit të Radoniqit, nga veprimet e dëmshme që ndikojnë në ndotjen dhe dëmtimin e tij si dhe zbatimin e kërkesave të cilat dalin nga Ligji në fuqi në Kosovë, mbi Ujërat, Urdhëresat Administrative si dhe vendimin e Inspektoriatit të MMPH, apelon tek të gjithë qytetarët që të respektojnë këto ndalesa dhe të ndalin veprimet e tilla të cilat dëmtojnë kualitetin e ujit të liqenit si dhe në raste aksidenti, dëmtimi, apo lëndimi në njerëz ne si institucion nuk mbajmë përgjegjësi.