Kosovë

Vatra e fundit e koronavirusit ua ndan të gjithë punëtorëve shëndetësorë titullin “Nderi i Qytetit”

Vatra e fundit e koronavirusit ua ndan të gjithë punëtorëve shëndetësorë titullin “Nderi i Qytetit”

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë të enjten mori vendim unanim për t’ua ndarë titullin “Nderi i Qytetit” të gjithë punëtorëve shëndetësorë të kujdesit primar në Vushtrri.

Sipas njoftimit të Komunës së Vushtrrisë, “titulli është ndarë për heroizmin e tyre në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”. Titulli i njëjtë i është ndarë edhe Idriz Asllanit, bashkëluftëtarit të Adem Jasharit.