Kosovë

Banorët akuzojnë “Feronikelin” për peshqit e ngordhur në lumin Drenica, institucionet pa informata

Foto: Koha

Mëngjesin e 25 majit, Gani Hoti kishte dalë për të shëtitur gjatë brigjeve të lumit Drenica në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, por ajo çka kishte parë ishin peshqit e ngordhur. Dyshimet për ngordhjen e tyre i hedh tek ndotja që shkaktohet nga fabrika e “Ferronikelit”.

Për këtë janë njoftuar edhe Komuna e Drenasit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit. Por, thonë se ende nuk e dinë shkakun e ngordhjes së peshqve.