Arbëri

99 për qind e serrave në Mamushë pësuan dëme nga breshri, qeveria premton mbështetje

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi sot Mumushën. Nga atje premtoi mbështetjen e qeverisë për fermerët e kultivuesit që pësuan dëme nga breshri.

Ai tha se kultivuesit në gjithë vendin, e në Mamushë, duhet të ndihmohen edhe në ditë të tjera e jo vetëm kur ka fatkeqësi.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se nga buxheti e nga rezervat e ndara, do të bëhet maksimumi që këto dëme të kompensohen, raporton KOHA.

“Jemi të përkushtuar si qeveri t’i ndihmojmë këta qytetarë”, u shpreh ai.

Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, tha se "99 për qind të serrave janë prekur nga breshëri i ditëve të fundit".

“Po besojmë se qeveria dhe ministria do të na ndihmojnë”, u shpreh ai duke shtuar se “3 milionë e gjysmë kushtojnë vetëm mbulesat”.