Arbëri

Breshëri i djeshëm dëmtoi të mbjellat e bujqve në arat e Rahovecit

Descriptive Text

Komuna e Rahovecit, përveç pandemisë Covid-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër.

Për këto probleme mbrëmë është mbajtur mbledhja e Shtabit të Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit. Kjo u bë e ditur nga kreu i kësaj komune përmes një postimi në Facebook.

Komuna e Rahovecit, përveç pandemisë COVID-19, është duke u përballur edhe me fatkeqësi natyrore, rrebeshe intensive, vërshime dhe breshër.

Duke parë situatën aktuale në komunën tonë, sonte (mbrëmë) në orën 22:30, kemi mbajtur mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent në Komunën e Rahovecit.

Ne, sonte jemi njoftuar nga IKSHPK, se kemi 6 raste të reja pozitive me COVID-19, nga Rahoveci, të cilat janë raste kontakti familjar dhe tashmë janë vetizoluar, dhe nga IKSHPK është duke u bërë gjurmimi i kontakteve të tyre.

Temë të dytë në takim qenë reshjet intensive të shiut, breshrit dhe vërshimeve me të cilat po përballemi dje dhe sot, nga të cilat janë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi, e mbase edhe në amvisëri.

Që nesër do të formohen edhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ku më pas do të kërkojmë ndihmë nga institucionet qendrore në Prishtinë, e ne si komunë do të ofrojmë mbështetjen me të gjitha kapacitetet që kemi.

Gjithashtu, së bashku me ekipin tim, QKMF-në, Stacionin Policor në Rahovec, Inspektoratin Komunal dhe akterë të tjerë institucional, vazhdojmë të jemi të angazhuar fuqishëm që të mbajmë situatën nën kontroll situatën rreth pandemisë, por na nevojitet edhe ndihma juaj, ju lutemi të përmbaheni dhe mos dilni pa nevojë, shtoni kujdesin, jemi bashkë e do t’ia dalim, thuhet në postim.