Kosovë

Haziri apelon për disiplinë, paralajmëron keqpërdoruesit e masave lehtësuese

Haziri apelon për disiplinë, paralajmëron keqpërdoruesit e masave lehtësuese

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka apeluar që të respektohen masat mbrojtëse, duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të mposhtet COVID-19.

Haziri ka mbajtur takim me emergjencat civile në Gjilan. Është konfirmuar gjendja e qetë në qytet dhe pa raste të reja të infektimit. Po ashtu është konfirmuar edhe gjendja stabile e pacientëve të infektuar, ka njoftuar zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

“Me ekipin e gjerë të profesionistëve të fushave të ndryshme, sot kemi konfirmimin që është një gjendje e qetë në ditët e fundit. Mostrat e marra deri më tash të kontakteve të infektuarit të fundit, kanë mbyllur qarkun e mundshëm të infeksionit. Presim që gjendja të jetë vazhdimisht në përmirësim dhe deri më tash kemi 49 raste plotësisht të shëruara, 32 raste janë në vetizolim dhe nën mbikçyrje të rregullt të emergjencave civile dhe ekipeve mjekësore, por fatkeqësisht gjatë këtyre 69 ditëve kemi dy raste me fatalitet”, ka thënë Haziri.