Arbëri

Javën tjetër nis ndërtimi i ujësjellësve për fshatrat e Malishevës, Temeqinë e Jançisht

Javën që vjen, pritet të nisë ndërtimi i ujësjellësve për fshatrat e Malishevës Temeqinë dhe Jançisht.

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur të hënën, se pos ndërtimit të ujësjellësve për këto dy fshatra, do të rregullojë edhe sistemin e pompimit në ujësjellësin e Senikut, ku furnizohen me ujë 12 fshatra të tjerë.

“Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për fshatrat Temeqinë dhe Jançisht, financohet nga SDC ( Zyra zvicerane për bashkëpunim në Kosovë) dhe Qeveria e Kosovës, dhe implementohet nga Konsorciumi Dorsch &CDI, ndërsa i tërë projekti kushton rreth 254 mijë euro”, thuhet në njoftim.