Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka propozuar shtrëngim të masave pas shtimit të rasteve me koronavirus.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se lidhur me këto masa do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot janë shënuar nëntë raste të reja me koronavirus në Gjilan. Sipas Hazirit, rastet janë si pasojë e kontakteve të një punëtoreje të Gjilanit e cila punon në një klinikë private në Prishtinë.
“Komiteti për menaxhimin e pandemisë dhe emergjencat civile e kanë nën kontroll situatën dhe ju lusim për lojalitet dhe bashkëpunim në mënyrë që ta përballojmë situatën. Fatkeqësisht, kësaj here burim i infeksionit është një punëtore e shëndetësisë e jo burim tjetër nga qytetarët. Është domosdoshmëri që t’i shtrëngojmë masat pas rasteve të fundit. Për këtë, pas pak ju njoftojmë përmes konferencës së jashtëzakonshme”, ka shkruar ai.