Kosovë

Aliu u bën thirrje ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit

Aliu u bën thirrje ferizajasve të respektojnë orarin e qarkullimit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka kërkuar nga qytetarët e kësaj komune që të respektojnë masat e institucioneve shëndetësore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri, pavarësisht se tashmë kanë dalë nga karantina.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se rrugët me qarkullim të shtuar të veturave, shëtitjet me biçikleta dhe daljet e panevojshme rrezikojnë një shpërthim të ri masiv të virusit.