Kosovë

Klina del nga karantina, por vizitat familjare rrezikojnë ta kthejnë atë sërish në karantinë

Klina del nga karantina, por vizitat familjare rrezikojnë ta kthejnë atë sërish në karantinë

Me vendimin e Qeverisë së Kosovës, komuna e Klinës, pas gati dy muaj ka dal të dielën nga karantina, në të cilën ishte që nga 13 marsi, kur ishte diagnostifikuar rasti i parë me virusin Covid-19.

Por, liria e hyrje-daljes pas daljes nga karantina, mund t’u kthehet bumerang nëse nuk vazhdon të mbizotërojë kujdesi dhe të zbatohen masat e sigurisë që janë aktualisht në fuqi, pasi qytetarët në këtë komunë veç ia kanë filluar të shkojnë mysafirë te njëri tjetri.