Situata e pandemisë nuk i ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën në Komunën e Lipjanit.
Së fundi akuza janë ngritur pas publikimit të një kontrate për dezinfektimin e hapësirave publike, pasi që partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja po dyshojnë se po keqpërdoret paraja publike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHyzer Rizani, kryetar i PDK-së në Lipjan, e akuzon Komunën e udhëhequr nga LDK-ja se ka shpenzuar 10 mijë euro më shumë, pa ndonjë sqarim.
Sipas Rizanit, kompania fituese për dezinfektim të hapësirave publike është e afërt dhe në lidhje të ngushtë me Ekzekutivin e Komunës.
Po ashtu shqetësime për keqpërdorim të parasë publike ka ngritur edhe kuvendari nga radhët e AAK-së, Ramiz Qeriqi, i cili ka thënë se dikush po përfiton nga situata e pandemisë nëpërmjet tenderëve.
Por, akuzat janë hedhur poshtë nga Komuna e Lipjanit. Zëdhënësi Diamant Bytyqi i ka thënë KOHËS në një përgjigje me shkrim se me kontratë janë kryer tri shërbime: DDD (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim) me çmim 48 centë për m².
Sipas opozitës edhe kontrata tjetër për vendosjen e stacionit dezinfektues pranë QKMF-së është keqpërdorur, pasi që, sipas kontratës, është dashur të vendosen dy të tilla.