Kosovë

Podujeva aktivizon Qendrën Operative Lokale Emergjente

Podujeva aktivizon Qendrën Operative Lokale Emergjente

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë masa shtesë për të zbatuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e lëvizjeve. Në takimin e Shtabit Emergjent të Komunës që është mbajtur sot, është vendosur të aktivizohet Qendra Operative Lokale Emergjente. Në njoftimin e Komunës së Podujevës thuhet se kjo Qendër do të trajtojë kërkesat e qytetarëve në këtë situatë emergjente shëndetësore.

“Shtabi Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, në takimin e sotëm e ka vlerësuar gjendjen epidemiologjike në komunë dhe masat që duhet ndërmarrë pas vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë. Në takimin e Shtabit Emergjent i Komunës së Podujevës për veprime dhe masa parandaluese e mbrojtëse nga COVID-19, të cilin e ka udhëhequr nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, është konstatuar se aktualisht në territorin e komunës nuk ka persona të infektuar me Virusin Corona”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Podujevës.