Kosovë

Prizreni mbyll parqet e miniparqet që shfrytëzoheshin për pushim nga qytetarët

Përmirësimi i motit në fillim të kësaj jave ka shtuar praninë e qytetarëve në hapësirat publike të Prizrenit. Për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, autoritetet lokale dhe ato policore po ndërmarrin veprime për kufizimin e qëndrimit të tyre në këto hapësira.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka pohuar se të hënën dhe të martën në koordinim me Policinë janë ndërmarrë masa kufizuese me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, raporton KOHA.