Kosovë

Ekzekutivi në Kaçanik mban mbledhje të jashtëzakonshme për mbrojtjen e pyjeve

Ekzekutivi në Kaçanik mban mbledhje të jashtëzakonshme për mbrojtjen e pyjeve

Disa qytetar të komunës së Kaçanikut po e shfrytëzojnë situatën e krijuar të pandemisë për t’i dëmtuar pyjet.

Vetëm gjatë kohës së fundit dhjetëra metra kub me dru janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe nga inspektorati komunal. Po ashtu janë iniciuar dhjetëra fletëparaqitje. Duke e cilësuar si gjendje alarmante, ekzekutivi i komunës së Kaçanikut ka ftuar në një mbledhje të jashtëzakonshme përfaqësues të Policisë së Kosovës në Kaçanik, përfaqësuesit e drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë dhe përfaqësues të tjerë që ndërlidhen me këtë çështje.