Kosovë

Vetizolohen dy policë në Gjilan, ishin pjesë e ahengut të këngëtarit që doli pozitiv me koronavirus

Vetizolohen dy policë në Gjilan, ishin pjesë e ahengut të këngëtarit që doli pozitiv me koronavirus

Dy zyrtarë të Policisë së Kosovës janë vetizoluar ngase kishin marr pjesë në një aheng ku këngëtari i cili kishte argëtuar të pranishmit ka rezultuar të jetë i prekur nga koronavirusi.

Në këtë aheng i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri por i cili ka deklaruar se ka kryer testet dhe nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga koronavirusi.