Kosovë

Lipjani rritë mobilizimin pas rastit të parë me koronavirus, reagon shoqëria civile

Lipjani rritë mobilizimin pas rastit të parë me koronavirus, reagon shoqëria civile

Pas rastit të konfirmuar se në Janjevë të Lipjanit është prekur një 46 vjeçar i ardhur nga Gjermania me virusin COVID-19, komuna ka njoftuar se do të vazhdojnë të mobilizohen edhe më shumë për ta parandaluar përhapjen e tij.

Mirëpo në anën tjetër menjëherë ka reaguar organizata “YAHR” me arsyetim se me kohë kanë kërkuar të krijohet një databazë për secilin fshat me qëllim të identifikimit të personave të ardhur nga shtetet tjera.