Kosovë

Prokuroria në Pejë: Personat që nuk zbatojnë masën e vetizolimit do të përballen me gjyq

Prokuroria në Pejë: Personat që nuk zbatojnë masën e vetizolimit do të përballen me gjyq

Ditëve të fundit ka rënë numri i personave që kanë hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare Kulla e Pejës, por sfidë për institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë është se një pjesë e tyre nuk po i përmbahen zotimit për masën e vetizolimit.

Në këtë pikë kufitare kujdestarinë mjekësore këtë javë janë duke e mbajtur ekipet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) të Pejës, dhe sipas Petrit Locit, drejtor i Shëndetësisë dhe udhëheqës i planit emergjent në Komunën e Pejës, në këtë pikë kufitare po hynë gjatë ditës vetëm 10 deri në 15 persona, shkruan sot “Koha Ditore”.