Kosovë

400 euro gjobë për transportuesit e udhëtarëve në Kamenicë të cilët nuk kishin leje pune

Foto: Koha
 

Inspektorati komunal në Kamenicë gjatë punës së tyre në terren për vendosjen e rendit në transportin e udhëtarëve ka gjobitur dy operatorë të cilët nuk ishin të pajisur me leje për operim brenda territorit të kësaj komune.

400 euro është vlera totale e gjobës që është shqiptuar për dy pronarët të cilët nuk ishin pajisur me leje nga komuna mirëpo transportonin udhëtarë, përcjell Koha Ditore.