Projekti “Vrojtuesit e lagjes” shtrihet edhe në Komunën e Suharekës

Projekti “Vrojtuesit e lagjes” shtrihet edhe në Komunën e Suharekës

Fisnik Minci 25 February 2020 11:38

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në partneritet me ICITAP-in dhe në mbështetje të Komunës së Suharekës, të martën, ka prezantuar projektin që ka të bëjë me sigurinë e qytetarëve të quajtur “Vrojtuesit e lagjes”, njofton Komuna e Suharekës.

Qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e bashkëpunimit të Policisë me qytetarët, për të parandaluar veprat kriminale.

Në njoftimin e Zyrës për Informim të Komunës së Suharekës, thuhet se aktivitetin e Policisë rajonale e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka theksuar se kjo Komunë ka ndërmarrë disa hapa për sigurinë publike.

“Ne kemi vendosur kamera në vende të caktuara në qytet, të cilat kanë ndikuar në zvogëlimin e rasteve negative, ku sipas raportit të Policisë, kemi raste të vjedhjeve në numër më të vogël”, ka thënë Muharremaj. Ai ka kërkuar nga kryetarët e fshatrave që të bashkëpunojnë me Policinë për të parandaluar rastet kriminale.

Ky projekt tash e disa kohë po zbatohet edhe në disa komuna të tjera.

Lidhur me rëndësinë e këtij projekti ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Musli Kololli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme