Kosovë

Nga 1 marsi, e diela ditë pushimi për bizneset në Skenderaj

Nga 1 marsi, e diela ditë pushimi për bizneset në Skenderaj
Foto: Ilsutrim

Komuna e Skenderajt, me qëllim të zbatimit të Ligjit të Punës, mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, nga data 1 mars do të fillojë së zbatuari Rregulloren Komunale mbi orarin e punës në fushën e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe shërbimeve tjera, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në bazë të kësaj rregulloreje komunale e diela do të jetë ditë pushimi për shumicën e subjekteve afariste në territorin e komunës tonë”, thuhet në komunikatë.