Kosovë

Kryetari i Lipjanit bisedon me përfaqësuesit e BB-së për aktivitetet e rinisë

 

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka pritur sot përfaqësues nga Banka Botërore, kryesuar nga Janelle Plummer, specialiste për zhvillim social.

Ahmeti tha se ky takim kishte për qëllim përgatitjen dhe zbatimin e aktiviteteve të para të projektit Komunat për Rini në Kosovë, që do të implementohet në disa komuna në Kosovë, e që përfituese do të jetë edhe komuna e Lipjanit.