Kosovë

Në Malishevë fillon vaksinimi i kafshëve

Në Malishevë fillon vaksinimi i kafshëve
Foto: Komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Agjencionin e Ushqimit dhe Veterinës (AUV), janë duke bërë vaksinimin e kafshëve, ku përfshihen gjedhet, delet, dhitë dhe qentë.

Vaksinimi bëhet kundër sëmundjeve klostridiale, siç janë këmbëzeza, edema malinje, gangrena gazoze, dizenteria e qengjave, pastaj vaksinimi dhe dehelmetizimi i qenve shtëpiak.