Lumenjtë në Gjakovë të mbushur me mbeturina, fajësohen komuna dhe banorët

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 16 February 2020 21:49

Ndonëse për Komunën e Gjakovës, sipas planit lokal për veprim-mjedis, kujdesi ndaj lumenjve është ndër prioritet e para, ata vazhdojnë të jenë të papastër.

Lumi Krena, rrjedha e të cilit kalon nëpër qytetin e Gjakovës, është mbushur me lloj lloj mbeturina, raporton KTV.

Në gjendje të keqe ndodhet edhe lumi Erenik, i cili bashkon fshatrat e Gjakovës, me të Junikut.

Banorët për këtë fajin ia hedhin njëri-tjetrit, si dhe komunës e cila nuk po punon si duhet.

E në lidhje me ndotjen e këtyre lumenjve, përfaqësues të organizatës Let’s do it Kosova, kanë thënë se inspektorati komunal e ai i Ministrisë së Mjedisit, duhet të veprojnë sipas ligjit, duke shqiptuar edhe gjoba.

KTV-ja ka provuar që të marrë edhe një përgjigje nga zyrtarë të Komunës së Gjakovës në lidhje me ndotjen e lumenjve në këtë komunë, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Derisa komuna tash e dy vjet, është duke punuar në rregullimin e shtratit të lumit Krena, në qendër të Gjakovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme