Arbëri

Komuna e Skenderajt shpalos programin për shënimin e Ditës së Pavarësisë

Foto: Driton Paçarada / Koha

Komuna e Skenderajt edhe këtë vit me aktivitete të ndryshme do të shënojë 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shënimi i kësaj feste shtetërore, të hënën, më 17 shkurt, do të fillojë nga ora 9:00 me homazhet që do të mbahen tek busti i Komandantit Legjendar Adem Jashari, për të vazhduar më pas (nga ora 9:30) në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe në memorialin e dëshmorëve në Marinë (në orën 10:00).

Me fillim nga ora 11:00, Kuvendi Komunal i Skenderajt do të mbajë seancë solemne kurse manifestimi qendror me program kulturor-artistik do të mbahet në sheshin “Adem Jashari” në orën 13:00.

Komuna e Skenderajt, gjithashtu ka organizuar edhe gjysmëfinalen dhe finalen e turneut në futboll të vogël, Kupa “Pavarësia”, që do të mbahet nga ora 15:00, si dhe aktivitete tjera përcjellëse.