Kosovë

Haskuka thotë se ende s’ka marrë ftesë për intervistim për kallëzimin penal ndaj tij

Për arrestimet e ngritjen e aktakuzave ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, “opozitë” e ka quajtur Prokurorinë Themelore të këtij qyteti kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.

Duke folur për arrestimin e dy zyrtarëve ligjorë në këtë komunë, ai i ka cilësuar veprimet e organeve të drejtësisë si aspak të drejta, raporton KTV.