Arbëri

Memoriali që s’u bë kurrë, Krusha e Vogël kërkon vend për të përkujtuar viktimat e luftës

Të freskëta i ka kujtimet për babanë dhe dy vëllezërit, Gani Zylfiu nga Krusha e Vogël.

Ai më të dashurit e tij i humbi gjatë luftës, ku forcat serbe në këtë vend i masakruan e pastaj i dogjën. E në përvjetorin e 21-të, Zylfiu është i zhgënjyer që nuk ka si t’i përkujtojë.

Ai shpreson që ky është viti i fundit kur Komuna e Prizrenit do të duhej të niste ndërtimin e memorialit për të cilin thotë se ishte premtuar kohë më parë, raporton KTV.

I mbijetuari i masakrës, Bajram Zylfiu, tha se ky vend është dëshmi për krimet e luftës, e si i tillë, duhet të mbesë edhe për gjeneratat e tjera.

Komuna e Prizrenit në anën tjetër, thotë të ketë kryer shpronësimin e tokës, por memoriali, sipas kryetarit, do të përfundojë vitin e ardhshëm.

Për këtë, buxhet ka ndarë edhe Agjencia për menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Më 26 mars të ‘99s, forcat paramilitare serbe në këtë fshat, pasi i kishin ndarë burrat nga gratë, i vranë, e pastaj i dogjën më shumë se 100 persona. 21 vjet pas luftës vetëm trupat e 45 personave janë gjetur, të tjerët vazhdojnë të jenë të zhdukur.