Kosovë

Ujësjellësi “Prishtina” dështon ta përmirësojë furnizimin me ujë në Lipjan

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” prej disa vitesh ka probleme në Lipjan.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Lipjan kanë debatuar disa herë rreth kësaj çështje, ndërkohë kryetari i kësaj komune Imri Ahmeti, në një nga mbledhjet e fundit të KK-së ka thënë se me një gjendje të tillë Lipjani do të përballet edhe gjatë vjetëve të ardhshëm derisa Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk po i jep llogari komunës për mungesë të ujit.